DETAJE/Vrasja makabre në Greqi, fermeri 27-vjeçar masakron shkencëtaren amerikane

DETAJE/Vrasja makabre në Greqi, fermeri 27-vjeçar masakron shkencëtaren amerikane

257
0
Shares

Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi. Shkencëtarja amerikane  Suzanne Eaton  59 vjeçe u ekzekutua në Kretë nga një fermer vendas.

Policia greke ka arrestuar27-vjeçarin Yiannis Paraskakis. Ky i fundit ka pranuar përpara prokurorëve se është autor i vrasjes. Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, e ka goditur shkencëtaren me makinë dhe më pas e ka futur në bagazh pa ndjenja.

Më pas, ai e ka dërguar atë në një bunker nazist dhe e ka përdhunuar e më pas vrarë. Identiteti i të riut grek u zbulua, për shkak të gjurmëve të ADN-së që policia greke gjeti në vendngjarje. Në trupin e tij, policia gjeti thonjtë e amerikanes e cila dyshohet se ia kishte ngulur.

Shkencëtarja ndodhej në Kretë të Greqisë për një konferencë shkencore. Me origjinë nga Kalifornia, nënë e dy fëmijëve, ajo jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY