Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, për të larguar vëmendjen nga pjesëmarrja shumë e ulët në votimet njëpartiake, kërkon të shpërndajë informacione të rreme për kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Balla urdhëroi dhe disa nga mediat e majta të shpërndanin informacionin se Basha ndodhej në plazh dhe vetë në profilin e tij ka publikuar një video që në fakt i përket disa viteve të mëparshme.
Përpjekja e Ballës për të dhënë informacione të rreme dështon. E vërteta nuk është e tillë. Nga selia PD, bëjnë me dije se Lulzim Basha ndodhet në ambjentet e selisë, duke bashkëbiseduar me aleatë dhe gazetarë.
“Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc Neës, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret”,-sqaron Partia Demokratike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/