Pas video skandalit ky ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i “uronte suksese në jetë” drejtorit të ISSH-së së Tropojës, se pse nuk kishte shkuar në mbledhjen e asamblesë së PS-së, kanë ardhur reagime të shumë e të ndryshme.
Një grup të rinjsh kanë bllokuar derën e Ministrisë së Shëndetësise dhe e kanë gjuajtur me vezë, paracetamol dhe domate Ilir Beqajn.
Me protestën e tyre, të rinjtë nuk po lejonin që ministri Beqaj të hynte në zyrë. Ata janë përplasur edhe me policinë për këtë fakt.
Pas kësaj proteste, të rinjtë pjesëmarrës janë shprehur se do të jenë sërish aty për të protestuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/