Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar se brenda 10 ditësh do të bëjnë kontratë me SHBA për të marrë 250 mjete të blinduara. Në Komisionin e Sigurisë, Kodheli tha se projektbuxheti 2017 garanton mbështetje financiare për reformat kyçe.
“Brenda 10 ditësh kontratë me SHBA për 250 mjete të blinduara. Të parat vijnë në janar shkurt të vitit të ardhshëm”, sqaroi Kodheli.
Po ashtu ministrja tha se pas përfundimit të referendumit në Itali do të marrin nga shteti fqinj 5000 armë e municione me vlerë 10 milionë lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/