PËRPLASJA/ Ushtria kundër kanabisit, Manjani përsërit propozimin, Kodheli sërish kundër

PËRPLASJA/ Ushtria kundër kanabisit, Manjani përsërit propozimin, Kodheli sërish kundër

65
0
Shares

Ministri i Drejtësisë nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me propozimin e tij për ta përfshirë ushtrinë në aksionet antikanabis. Nga komisioni i Integrimit, Manjani ka bërë të njëjtin apel që është kundërshtuar sërish nga Ministrja Kodheli në një Komision tjetër.
“Ajo që unë kam thënë dhe vazhdoj ta them është se ky është një fenomen pothuajse i ri në shoqërinë shqiptare. Nëse duam ta luftojmë e luftojmë tani, më vonë nuk e luftojmë dot. Kjo është pikëpamja ime. Në këtë kuadër ushtria, kushdo të jetë duhet të kontribuojë për ta luftuar këtë” deklaroi Manjani në Komision.
Edhe pse e kishte marrë një përgjigje për këtë propozim, Ministri i Drejtësisë nuk ka ndryshuar qëndrim. I pyetur në Komisionin e Integrimit për këtë çështje, përfaqësuesi i LSI-së tha se ndaj këtij fenomeni duhet kontributi i të gjithëve.
“Unë mbetem përkrahës i pikëpamjes të ç’kanabizimit të shoqërisë dhe e moskriminalizimit të shqiptarëve vend e pa vend”.
Por nga komisioni i Sigurisë, Ministrja e Mbrojtjes edhe pse e pyetur nga një deputet i djathtë, tha se ushtria ka një mision serioz dhe që është mbrojtja e atdheut.
Në këtë debat u përfshinë edhe deputetë të tjerë, që akuzuan opozitën që po bën gjithçka për të nxirë punën e policisë.
Ministri i Drejtëssië e hodhi idenë e përfshirjes së ushtrisë në luftën anikanabis disa javë më parë që mori përgjigje negative nga Ministrja dhe nga eksponentë të PS-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY