Diplomati Polovina. Këto ishin rrethanat kur padita Kadarenë te Ramiz Alia

Diplomati Polovina. Këto ishin rrethanat kur padita Kadarenë te Ramiz Alia

137
0
Shares

Në një intervistë për gazetën Panorama diplomati dhe publicisti Ylli Polovina ka rrëfyer për rrethanat se si ai kur ishte mësues i letërsisë në Berat ka shkrujatur një ketër kundër shkrimtarit Ismail Kadare lidhur me romanin kronikë në gur.

Ndërsa flet për këtë moment Polovina nuk ka kërkuar ndjesë për letrën por megjithatë thotë se është ndjerë i lehtësuar pasi Kadare nuk ka pasur asnjë pasojë prej saj.

“Letra ime e 28 qershorit 1971, pra e mbi 45 viteve më parë, ka këtë histori: Pas studimeve universitare në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë, ajo është hartuar në muajt e parë të punës si mësues në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, në rrethana konkrete që nuk i mbaj mend, por i panxitur prej kurrkujt. E kam bërë me kokën time dhe për pasojë mbetem përgjegjës i plotë për të.

Ajo nuk iu adresua Enver Hoxhës, por sekretarit të KQ për arsim-kulturën, Ramiz Alisë, i njohur ato kohë si mbështetës i intelektualëve, i interpretuar në qarqet letrare edhe si përkrahës i Kadaresë. Unë sapo lexova librin “Kronikë në gur”, nën një impuls emotiv, e konsiderova këtë botim jo në përputhje me rregullat e realizmit socialist, madje e vlerësova si surrealist.

Propozova edhe heqjen e tij nga qarkullimi. Pas pak muajsh, në leximin e dytë dhe të tretë, ndodhi çuditërisht e anasjellta, u binda se ai libër qe shumë i përputhshëm me lexuesin shqiptar të kohës dhe pa asnjë rrezik për sistemin politik që kishim. Kështu u prodhua kjo letër, të cilën për herë të parë e rilexova kur këto ditë e bëri publik shtypi. Një fragment i saj ka dalë në shtyp disa vite të shkuara kur një përmbledhje e përzgjedhur posaçërisht si e kolegut Dashnor Kaloçi, pra për të vërtetuar se Ismail Kadare ka qenë i sulmuar vazhdimisht prej regjimit dhe njerëzve të tij, u botua prej studiuesit dhe ishdrejtorit të Arkivave të Shtetit Shqiptar, Shaban Sinani. Prej Kaloçit letra është përcjellë në mënyrë korrekte.

Sqaroj se këtë kohë unë isha jo vetëm autor i një vëllimi poetik me stil krijimi bashkëkohor (“Nëpër stacione”), por lexues në tri gjuhë të huaja i letërsisë më të avancuar të Perëndimit, e cila, duhet thënë se ato vite, deri në 1973, vinte lirisht në Bibliotekën Kombëtare. Ndërkohë për letërsinë, e cila atëherë quhej dekadente, pra edhe për vetë surrealizmin, leksionet shpjeguese dhe kritikuese na i jepte në fakultet vetë Ismail Kadare”, thotë Polovina për letrën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY