“Fotografi”, Manjani analizon Ramën: Mbeti një fasadë e madhe që fsheh pisllëk

“Fotografi”, Manjani analizon Ramën: Mbeti një fasadë e madhe që fsheh pisllëk

88
0
Shares

Ylli Manjani, në shkrimin e tij të fundit në rrjetet sociale, teksa shkruan për Edi Ramën, thote se ai nuk i dha asnjë gjë të mirë shqiptarëve.

Sipas tij, Rama hyri në politikë me tulla, tendera e lejë ndërtimi dhe prapë do dalë me to. Manjani shton se nuk tregoi asgjë dhe nuk u soll si burrë shteti.

REAGIMI I MANJANIT

Fotografi.
=======
Edi Rama u mbajt si politikani që pati mbështetje ndërkombëtare më të madhe se askush tjetër.

Ende Ai e mban dhe e shet veten si udhëheqësi që e gjithë bota po lë mendt për të.

Por faktikisht në historinë e shtetit tonë ai nuk ka asnjë firmë apo kontribut direkt që të ketë çuar vendin drejt perëndimit.

Asnjë!

Edi Rama na shiti si të veten OSBE, ku na anëtarësoi Ramiz Alia.

Na shiti si të veten NATO-n e Këshillin e Europës ku na anëtarësoi Sali Berisha.

Nuk arriti të shesë si të veten liberalizimin e vizave dhe çlirimin e Kosovës. Ndaj bëri çmundi që ti zhbënte rë dyja këto evente madhore.

Në raport me BE, thjesht na shiti miqsinë me Mogherinin, por asnjë hap konkret drejt afrimit me perëndimin.

Përkundrazi bllokoi statusin deri në 2013 dhe i mbeti në xhep një rekomandim i përsëritur për çelje negociatash. Super dështim!

Amerikën na e prezantoi si të Soros-it dhe të kundërshtarëve të tij që janë turp i njerëzimit.

Perëndimin në tërësi na e shiti si bashkësi ambasadorësh, pra burrokratësh dhe, jo si standart për tu ndjekur.

Kjo është fotografia e mbështetjes ndërkombëtare të Edi Ramës.Pasojën besoj sot nuk ka peshk që nuk e sheh.

Me këtë pseudo-mbështetje vuri nën kontroll çdo gjë brenda vendit. Parlamentin, administratën, drejtësinë, mediat, financat kombëtare, tregjet (të ligjshme e të paligjshme).Me këtë pseudo-mbështetje kontrolloi për ca kohë edhe kundërshtarët politikë dhe, më keq akoma dëmtoi rëndë zgjedhjet e lira.

Edi Rama hyri në politikë me tulla, llaç, tendera e leje ndërtimi dhe, do dalë nga politika me këto gjera.Hyri në politikë si fabrikues lajmesh me sms dhe do dalë nga politika si sundues i çdo fjale publike.

Asgjë prej burri shteti.
Mbeti thjesht një pushtetar i paskrupullt betoni dhe propogandist i paepur.
Mbeti një fasadë e madhe që fsheh pisllëk.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY