Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Denoncon PD, zhduket kryebashkiaku, Saimir Tahiri sfidon Erion Veliajn

22/11/2016
Denoncon PD, zhduket kryebashkiaku, Saimir Tahiri sfidon Erion Veliajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rrëshqitja e dherave në zonën e Sharrës në Kombinat ka rrezikuar banesat e dhjetëra banorëve, të cilëve nuk u është përgjigjur asnjë autoritet me gjithë thirrjet që kanë bërë.
Sot pranë tyre ishte deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.
“Jam këtu me kërkesë të banorëve, sepse ka dy ditë që ka rrëshqitur dheu në këtë zonë. Siç e shihni edhe vetë, situata është vërtetë e rëndë. Siç duket banorët pas kërkesave të vazhdueshme që kanë bërë për t’u ardhur në ndihmë, janë ndjerë pa mbështetje dhe pa mbrojtje duke na njoftuar ne. Më vjen mirë që kanë ardhur emergjencat civile dhe uroj t’i japin zgjidhje sa më shpejt këtij problemi. Gjithçka duhet bërë për banorët. Nuk ka asnjë arsye, për ta përdorur politikisht, pasi jam këtu me kërkesë të banorëve meqenëse si deputet jam angazhuar në këtë zonë, dhe shpresoj edhe një herë që gjendja të përmirësohet sa më shpejt dhe të mos rrezikohet jeta e banorëve që janë këtu”, tha Paloka për mediat pasi u takua me banorët.
Pas këtij sensibilizimi, në zonë u shfaqën autoritetet dhe Ministri i Brendshëm, ndërsa “ishte zhdukur” kryebashkiaku Erion Veliaj.
Këtë rast shfrytëzoi Saimir Tahiri, i cili inspektoi zonën ku po ndërhyjnë strukturat e Emergjencave Civile si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe vënies në rrezik të disa banesave,
“Falënderoj të gjithë njerëzit që janë marrë me përballimin e kësaj situate të veçantë këtu në Kombinat. Dhe t’i garantoj mbi të gjitha banorët që jemi këtu, nuk janë vetëm, dhe do marrim masa për të dhënë zgjidhje sa më shpejt. Pa toleruar asnjë neglizhencë që mund të sillte dhe pasoja”, u shpreh Saimir Tahiri, në mungesë të Erion Veliajt.
Nga ana e tij, Edi Paloka theksoi se pavarësisht se me vonesë dhe nën presionin e denoncimit mediatik, ishte mirë që më në fund autoritetet u kujtuan për këtë gjendje të rëndë të banorëve të kësaj zone. DRONI.al

edi paloka, rreshqitje dherash sharre1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026
“490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë më të vështirë se në socializëm”

“490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë më të vështirë se në socializëm”

07/05/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Policia bllokon bulevardin për protestën e opozitës të premten pasdite

07/05/2026
SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Gjykata e Lartë teston, nxjerr nga arresti Mirlinda Karcanajn

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026
“490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë më të vështirë se në socializëm”

“490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë më të vështirë se në socializëm”

07/05/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Policia bllokon bulevardin për protestën e opozitës të premten pasdite

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.