Maniak seksual në urbane, qytetarët të frikësuar: Të identifikohet personi

Maniak seksual në urbane, qytetarët të frikësuar: Të identifikohet personi

252
0
Shares

Një njoftim për ekzistencën e një maniaku seksual në linjat e transportit urban ka shqetësuar qytetarët, të cilët kërkojnë identifikimin e personit për marrjen e masave.

Në një nga linjat e transportit urban në kryeqytet ka një maniak seksual. Është ky njoftim i afishuar në disa stacione, i cili ka sjellë edhe shqetësimin e qytetarëve që udhëtojnë në to.

“Shqetësim jashtë mase është. Kemi jetuar jetuar dhe me sistemin e Enver Hoxhës dhe si këto që po dëgjojmë në kohët e sotme nuk kemi rastis”.

“Shqetësim, kemi fëmijët në autobusë”.

“Si nuk më shqetëson, kemi fëmijët në shkollë”.

“Për fëmijët është shqetësuese, persona të atillë edhe fatorinot nuk ndërhyjnë ti zbresin, ata bien në sy”.

Qytetarët kërkojnë edhe identifikimin e personit, në mënyrë që të merren masa për të mos lejuar më hyrjen e tij në linjat e transportit urban.

“Duhet ta identifikojnë dhe ta kapin. Si lihet ai nëpër rrugë, në autobusë me njerëz”.

“Shteti të marrë masa për këta tipa”.

Shqetësim për udhëtarët mbeten edhe kushtet e urbanëve, sidomos gjatë periudhës së verës.

“Kur flitet për komoditet, qytetarët duhet të udhëtojnë rehat. Jo kështu ngre çmimet dhe njëlloj, zhul i gjallë”.

“Fatorino nuk hap kondicionerin, thotë nuk ka. Pse? A e paguaj lekun unë!”

“Një orë rri në stacion, kush po pyet për kondicionerë.”/ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY