Takimet e aleatëve opozitarë me kreun e PD, Lulzim Basha ka qene të shpeshta muajt e fundit, kjo në kuadër të bashkimit deri në qëllimin final, të largimit të kryeministrit Rama.
Edhe sot është zhvilluar një takim, nga ku detajet e para i ka dhënë Fatmir Mediu, Kreu i Republikanëve.Në një pronocim për mediat kreu i republikanëve, Fatmir Mediu u shpreh se protestat do të vijojnë, ndonëse ende nuk ka dalë një datë.
Sakaq, Mediu theksoi se i qendrojnë kërkesës së tyre për shtyrjen e zgjedhjeve deri në 6 muaj, me qëllim që ato të bëhen pa Edi Ramën kryeministër.
“Nqs Edi Rama e gjeti Shqipërinë vend anëtar të NATO dhe me viza të liberalizuara sot po shkojmë hapa pas. Shqiptarët duhet të çohen. Ne kemi thënë që është e mundur që brenda 6 muajve të zhvillohen zgjedhjet me largimin e Edi Ramës dhe me një qeveri tranzitore.”, tha Mediu, teksa ka folur edhe për arrestimet e zyrtarëve të PD në Librazhd, që sipas tij ky veprin të kthen në diktaturë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/