Këto foto tregojnë anën tjetër të medaljes, ndryshe nga ajo që ERTV pasqyron sa herë ka dalje të kryeministrit Rama.
Kryetarja e Bashkisë në Prrenjas ka publikuar fotot, teksa Rama do të mbante takimin me qytetarët si pjesë e fushatës elektorale. Në fotot e publikuar shihen karriget bosh.
Sipas saj, kjo tregon se “socialistët e mirëfilltë dhe të ndershëm, të bashkisë së Prrenjasit, braktisën takimin farsë të prezantimit të kandidatit të PS, mushtullukun, Nure Belba”.
Më tej ajo shprehet se janë sjellë dhe 3 autobusë plot në këtë takim, por sërish nuk u arrit të mbusheshin të gjithë karriget.
Postimi i plotë:
Socialistët e mirëfilltë dhe të ndershëm, të bashkisë së Prrenjasit, braktisën sot takimin farsë të prezantimit të kandidatit të PS, mushtullukun, Nure Belba👎🏻
Me dhjetëra furgona dhe 3 autobuza plot, u sollën njerëzit nga administrata e bashkisë Librazhd, nga Elbasani, Pogradeci dhe Tirana, me mësues të marrë dhunshëm nga Stravaj , Skroska, me punonjës të elektrikut, të ujësjellësit e me radhë.
Për shkak se ishin shumë keq, e shtynë takimin përreth 2 orë me vonesë nga data e dhënë më herët!
Më shumë jabanxhinj, sesa banorë të Prrenjasit!
Tani njerëzit e thjeshtë e të ndershëm, dinë të dallojnë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/