Oferta me 4 ministra të PD, Vasili: Le të fillojë me pozicionin...

Oferta me 4 ministra të PD, Vasili: Le të fillojë me pozicionin tim, si ministër i drejtësisë

97
0
Shares

Petrit Vasili në një komunikim e parë me mediat në detyrën e tij të re, si kreu i LSI-së, pasi Ilir Meta dha dorëheqjen sepse u zgjodh President, ka bërë edhe falënderimet e rastit.
Kanë qenë dje 3 orë negociata intensive, a ka qenë dakort LSI për këtë propozim të ri qe eshte bere nga Rama për rrëzimin e mundësisë për shtyrjen e zgjedhjeve dhe kalimi nga postet e 4 ministrive ne rang te 4 zv/ministrave dhe zv/kryeministrit?
Vasili: LSI nuk ka qenë pjesë e këtij negocimi, ka qenë negociim bilateral, mes Ramës dhe Bashës me stafet respektive. Jemi njohur me variantin e zgjidhjes, s’do më pëlqente ta quaja ofertë, variantin e zgjidhjes te ofruar nga PPE, ne vleresimin tone ka qenë një variant realist, që hapte hapësira per një zgjidhje të krizës politike, ne vleresimin tone jepte garanci të rëndësishme PD që ajo të bëhej pjesë e procesit, mendoj që do ishin të mirëpritura por dhe të besuara nga të gjitha palët që PPE ta thonë fjalën e tyre dhe ne kete moment, pasi edhe eksperienca edhe pesha politke, e bënë cdo zgjidhje që ata ofrojnë më të besueshme dhe me te gjithepranuar.
Sa i takon LSI, stabiliteti i vendit, qe lidhen me zgjedhjet e lira dhe te ndershme, kerkon dhe do kerkoje sakrifica. LSI ka qene e gatshme per to. Ne kemi qenë të gatshëm për këto sakrifica, sdo doja ti quaja sakrifica por për t’u vënë në dispozicion në funksion të zgjidhjes. Meta eshte Presidenti, ne jemi ne detyra te caktuara, le të fillonte nëse ishte e domosdoshme që nga pozicioni im, ministri i drejtësisë, cfaredo qe do e ndihmonte zgjidhjen do ishte e mirepritur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY