Basha fton qytetarët në 2 qershor: Rama nuk reflekton, ta rrëzojmë të...

Basha fton qytetarët në 2 qershor: Rama nuk reflekton, ta rrëzojmë të keqen

77
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që ti bashkohen  protestës së opozitës në 2 qershor, për të rrëzuar të keqen siç tha ai.

Nga zona e ish-Kinostudios, Basha u shpreh i vendosur që betejën  që ka nisur me qytetarët do të çojë deri në fund.

Basha: Rrëzimi së keqes është detyrë kombëtare. Ejani të dielën në orën 19:00, ejani në protestën tonë, bashkohuni në lëvizjen tonë. Bëhuni  pjesë e çlirimit nga kjo bandë. Protestat janë rruga e vetme e rezistencës e përballjes e largimit të së keqes dhe rrëzimit të bandës në pushtet.

Ka dy rrugë, ta hamë turpin me bukë para fëmijëve tanë ose të çohemi e të bashkohemi e të përballemi e të luftojmë orë e minutë derisa të largojmë këtë bandë.

Është në dorë të njerëzve. Ne e bëmë zgjedhjen tonë kur u larguam nga strofkulla e krimit. Orët e fitores po afrojnë, orët e tiranisë po numërohen prapësht.

Kush pret reflektimi nga njeri i kapur me krimin e ka të kotë dhe i përket një pakice që do zhgënjehet.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY