Në ditën e fundit të kësaj legjislature të Kuvendit të Shqipërisë, të pranishëm në seancë kanë qenë gjithë deputetët socialistë, edhe ata që kryeministri Rama i la jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit.
Gazeta “Panorama” raporton se në sallë sot kanë munguar vetëm dy të përjashtuarit, deputetët Parid Cara dhe Vladimir Kosta.
Gjithë të tjerët kanë qenë në radhë edhe sot, në vendet e tyre duke e mbyllur me votimin e rendit të ditës, punën e tyre në Kuvend.
Mësohet se në fund të seancës, deputetët janë bërë bashkë dhe ka qenë deputeti i PS-së, Taulant Balla, ai që ka paguar kafet e konsumuara të gjithë së bashku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/