Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin Dhimitër Lara, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë.
Në seancën dëgjimore, gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara u përball me probleme të vogla me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ku u vlerësua për të tre kriteret e vetingut.
Sipas ILDKPKI-së, Lara ka bërë deklarim të saktë pasurie. Ai doli dy ditë më parë përpara Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për rivlerësim profesional, ndërsa ka marrë vlerësime nga ana e KLD-së.
Dhimitër Lara e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1999 si gjyqtar i Gjykatës së Fierit. Në prill të vitit 2004, ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, funksion të cilin vazhdon ta ushtrojë prej 15 vitesh. Lara është gjithashtu autor i librit “Koment mbi Kodin e Procedurës Penale”, i cili është pjesë e kurrikulës në Shkollën e Magjistraturës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/