Negociatat, ambasadorët aktivë, Donald Lu i shkon përsëri në zyrë Edi Ramës

Negociatat, ambasadorët aktivë, Donald Lu i shkon përsëri në zyrë Edi Ramës

90
0
Shares

Negociata të ethshme në kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu në zyrën e tij pak minuta më parë.
Ky është takimi i dytë mes tyre gjatë ditës së sotme dhe vjen një ditë pas dështimit të takimit në Presidencë mes Ramës e kryeopozitarit Basha, i cili nuk lëvizi nga kërkesa e tij për qeveri teknike.
Lu ka qëndruar në zyrën e Ramës edhe gjatë pasdites së djeshme, ndërsa në fokus të këtyre takimeve mbetet kriza politike që ka kapluar vendin, ku opozita mbetet e vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY