Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Në qeveri njëri gozhdës dhe tjetri patkoit…, për integrimin

25/11/2016
ANALIZA/ Në qeveri njëri gozhdës dhe tjetri patkoit…, për integrimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Artur Bego

Deklarata e djeshme e deputetit të Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum, ka shkaktuar një situatë ‘”ku thërret qiameti” në radhët e qeverisë shqiptare.
Deklarata me zë e figurë, se nuk ka hapje negociatash nga BE me Shqipërinë, për sa kohë, droga, korrupsioni janë institucionalizuar në vend, ka shkaktuar një amulli në radhët e mazhorancës.
Nga ana e PS-së, Edi Rama gjen “armiq të e brendshëm”, ndërsa Ditmir Biushati i bashkëngjit “armiq të jashtëm”. Ndërsa nga ana e LSI-së, Klajda Gjosha, tenton të përcjellë pak optimizëm, duke vënë paralele me një “rast të Serbisë”…
“Lulzim, mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, po lexo rekomandimin e qartë të BE-së dhe zhblloko Vetingun!”.
Kështu “i ra gozhdës” Edi Rama sot nga “Facebook”…
… Dhe si “i trembur”, se mos këtë përrallë me “armiq të brendshëm” që kishte shkruar, nuk e besonte as vetë, mësohet se i ka hipur avionit dhe nën shoqërinë e “gjeneral sponsor”, Vangjush Dako, është larguar drejt Italisë, për një fundjavë të gjatë…, ngushëlluese.
Fabula e ricikluar nga pararendësit e partisë, me “armiq”, nuk ka kuptim pa “armiqtë e jashtëm”.
Dhe këtë “rënie të gozhdës”, me “denoncimin” e “armiqve të jashtëm” e vazhdon Ditmir Bushati…, i cili për “EuroAktiv” zbulon se “kur flitet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, shpesh herë (nga ana e BE) ka një mungesë të shpirtit politik (shpirtit të zgjerimit)”.
… Por pasi Edi Rama e Ditmir Bushati, “i kanë rënë gozhdës”…, në skenë del Klajda Gjosha e cila “i bie patkoit”.
Duke përcjellë ndoca doza optimizmi, të sforcuara, ajo shpreson se në dhjetor, diçka mund të ndodhë, për ndonjë dritë të mundshme jeshile, për çeljen e negociatave, kur me realizëm pranon e pohon se, “patjetër që kjo tashmë do të jetë në dorë të vendeve anëtare për të parë apo ndoshta edhe për të sugjeruar dhe ata vetë, mënyrën sesi do të procedohet me Shqipërinë”.
… Dhe kur mendon…, se të tre këta, kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ministrja e Integrimit, në fillim-javën e ardhshme do të jenë së bashku në Berlin, padurimi e shton edhe më shumë kuriozitetin, në se të tre do të jenë “në një mendje” përballë Angela Merkel…, apo do të hallakaten, duke fajësuar Gunther Krichbaum e Lulzim Bashën, apo BE-në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.