Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Një ditë me Enver Hoxhën” në Tepelenë rikthejnë ish- diktatorin

20/05/2019
“Një ditë me Enver Hoxhën” në Tepelenë rikthejnë ish- diktatorin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në gjimnazin e Tepelenës zhvillohen orë mësimore në kujtim të ish- diktatorit Enver Hoxha.

Ish- drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi shkruan se nëpër gjimnazet shqiptare po bëhet propagandë komunistë dhe organet kompetente nuk reagojnë.

Nga Kastriot Dervishi

Gjimnazi i Tepelenës, “një ditë me Enver Hoxhën”

Gjithnjë strategjia komuniste si gjatë viteve të luftës e më pas, ka qenë helmimi i shkollave të mesme. Edhe sot, në mes të Tiranës, ish hetuesit e diktaturës që hiqen si “veteranë” zhvillojnë aktivitete haptazi komuniste për të përcjellë te brezat e rinj helmin e tyre sovjetik.

Sjell sot një shembull nga qyteti i Tepelenës. Muajt e fundit kemi parë si këtu nga kreu i bashkisë këndohet për terroristin më të madh që ka parë Shqipëria, kemi parë kërcënime nga “veteranët” komunistë për mosngritjen e kampit të internimit tela me gjemba, etj. Tani po ju sjell një shembull që sapo e lexova nga gjimnazi “Abaz Shehu”, i cili ka zhvilluar një orë me temë “një ditë në komunizëm”. Teksti i vetëm i lexueshëm (që është vlerësuar nga mësuesit me sa duket), ishte “punimi” i një nxënëseje, e cila në se do ishte pyetur në lëndën e historisë, meritonte padyshim notën katër. Nxënësja shkruan:

“Enver Hoxha. Lindi më 16 tetor 1908. Ka qenë udhëheqës komunist, si kreu i shtetit nga viti 1944 deri në vdekjen e tij (42 vjet), si sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Vdekja e tij shënoi fundin e një epoke. Shqiptarët e përcollën ngjarjen, me emocion dhe me ankthin e të nesërmes. Enveri u bë glorifikimi i Shqipërisë socialiste dhe u shpall burri më i madh i kombit. Disa institucioneve dhe universitetin e Tiranës morën emrin e tij. në Tiranë u ngrit një përmendore tre herë më e lartë se ajo e heroit kombëtar dhe një muze në nderim të veprën së tij”.

Nxënësja përcjell atë që ka dëgjuar e mësuar në shkollë. Ajo nuk e di se E.H. nuk ka qenë kurrë kryetar shteti. Ajo nuk di asgjë se në Shqipëri ka pasur një terrorizëm të pandërprerë të drejtuar nga Partia e Punës dhe E.Hoxha, se ka pasur një gjenocid ekonomik aq sa popullit nuk iu shqitën asnjëherë triskat e rreckat. Më shumë rëndësi për të kanë aspekte propagandistike të kohës, si shtatoret e diktatorit, cilësimi i tij si “burri më i madh i kombit” (një shpikje komuniste kjo në fakt) dhe “ankthi i së nesërmes” (d.m.th. që pas vdekjes së tij do ndodhë qameti, për të dhënë idenë se deri atë çast po jetohej mrekullisht).

Nuk besoj se Ministria e Arsimit do e shohë me shqetësim propagandën komuniste nëpër gjimnaze sepse drejtues të saj në qendër e në qarqe, kanë formim komunist.

Tags: enver hoxhagjimnaztepelene

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.