Dy vite më parë, këngëtarja Jonida Maliqi dhe partneri i saj, Gent Prizreni, i dhanë fund marrëdhënies së tyre 17-vjeçare nga e cila kanë edhe një djalë, Danin.
Pas divorcit, Jonida u fokusua tek karriera, e cila tashmë është padyshim në kulmin e saj, mirëpo “Panorama.al” ka aluduar se këngëtarja ka nisur edhe një lidhje të re.
Sipas “Panoramës”, Jonida ka filluar një romancë me aktorin e njohur të “Al Pazar”, Romeo Veshajn, në shoqërinë e të cilit është parë shpesh.
Madje, Romeo e ka mbështetur hapur Jonidën në profilin e tij në Instagram gjatë performancës në Eurovision, duke ftuar ndjekësit e tij të votojnë për këngëtaren.
“Panorama.al” aludon se çifti është njohur pasi kanë frekuentuar ambiente të njëjta, duke u afruar kështu me njëri-tjetrin. Megjithatë, pritet ende një reagim nga të dyja palët në lidhje me lajmin e marrëdhënies së tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/