Një 52 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg.
– Fran Merdhoçi, 52 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim pasi, më datë 18.12.2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”
“Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara”, informon policia e Tiranës.
Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë.
https://www.youtube.com/watch?v=Ur4w9yrmnI4&feature=youtu.be
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/