Becchetti fiton gjyqin/ Arbitrazhi: Edi Rama përgjegjësi kryesor i sulmeve ndaj biznesmenit

Becchetti fiton gjyqin/ Arbitrazhi: Edi Rama përgjegjësi kryesor i sulmeve ndaj biznesmenit

228
0
Shares

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka vendosur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përgjegjës për sulmet ndaj biznesmenit Francesco Becchetti, lidhur me “Dosjen Agon Channel, Kompanive energjitike dhe investimeve të tjera”.

Vendimi i marrë nga kjo gjykatë është mbështetur mbi 3 kolona kryesore dhe pritet t’i kushtojë Shqipërisë të paktën 100 milionë euro.

Në dosjen me rreth 60 fashikuj, emri i kryeministrit Edi Rama, përmendet nominalisht 18 herë. Në rast se Shqipëria do kishte adoptuar ligjin ku për vendimet e Strasburgut ose Arbitrazhit, një zyrtari të lartë shtetëror i përmendet emri më shumë se 10 herë, ndaj tij duhet të niste një procedim penal, atëherë do kishim një hetim ndaj Edi Ramës, por Shqipëria nuk e ka këtë ligj.

3 kolonat e vendimit janë

1 – Agon Channel u shkatërrua me një aksion të udhëhequr nga Edi Rama, për shkak të pozicionit si media oponente e tij.

2 – Edi Rama në mënyrë direkte personale ka nxitur një sulm anti-ligjor ndaj interesave të biznesmenit Becchetti.

3 – Është e provuar se Becchettit, televizionit dhe interesave të tij të biznesit, u është mohuar çdo e drejtë elementare për të pezulluar vendimet arbitrare dhe është vërtetuar se të gjitha këto veprime antiligjore arbitrare të dirigjuara nga Edi Rama, janë të gjitha të mbështetura mbi një pandehmë që Gjykata e Arbitrazhit e ka verifikuar si mashtrim.

Në komunikime informale biznesmeni Becchetti është shprehur se po feston tashmë dhe se volumi i fashikujve të vendimit është në përpjestim të drejtë me shumën monetare që do përfitojë si dëmshpërblim.

Pritet që shuma e dëmshpërblimit të jetë mbi 100 milionë euro.

Zyra ligjore e Becchettit po punon për përkthimin e vendimit në shqip dhe shpërndarjen e tij për publikun.

Vendimi është marrë në datën 24 prill 2019. Mbyllja e çështjes dhe marrja e vendimit konfirmohet edhe në faqen elektronike të Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington./hashtag.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY