Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Made in Albania” fiton terren në Serbi, me Kosovën shifrat mbeten tradicionale

28/11/2016
“Made in Albania” fiton terren në Serbi, me Kosovën shifrat mbeten tradicionale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Volumi i eksporteve shqiptare gjatë vitit të shkuar drejt Kosovës shënoi shifrën e 152 milionë Euro, duke qëndruar si një nga partnerët kryesorë tregtarë. Eksportet me Serbinë në vitin 2015 ishin jo pak por 23 milionë Euro duke u bërë një nga dhjetë tregjet kryesore për produktet “Made in Albania”.
Rritja me 50 % në krahasim me vitin 2014 e produkteve shqiptare drejt Serbisë duket se po krijon trendin e saj me tendencë gjithmonë për tu përmirësuar. Eksportet me Kosovën megjithatë janë ulur me nga rreth 6 % këto dy vitet e fundit pas rënies së eksportit të materialeve të ndërtimit e metaleve si rrjedhojë e problematikave doganore kryesisht nga ana e Kosovës. Dhe ky grup zë jo pak por mbi 50 % të totalit të shitjeve tona në tregun Kosovar. Ky grup-mall shënoi rënie edhe në raport me Serbinë pasi  kalimi i mallrave shqiptare për në Serbi kalon nga Kosova dhe pikat e saj doganore me Shqipërinë.
Serbia ndërkohë është vendi i parë që eksporton më shumë në Kosovë, ndryshe nga produktet shqiptare që destinacion më të preferuar kanë Italinë apo vende të tjera të Bashkimit Europian. Këtu duket se ekonomia shqiptare nuk I bën dot ballë epërsisë që produktet serbe kanë në Kosovën me shumicë shqiptare.
Mineralet janë grup-malli nga i cili kanë nevojë më së shumti  tregjet kosovare dhe serbe prej Shqipërisë. Eksportet e tyre  kaluan 62 milionë Euro si total në Republikën e Kosovës ndërsa Serbia për vitin 2015 sipas INSTAT bleu mbi 10 milionë Euro minerale nga Shqipëria, grup-mall ky mjaft i kërkuar prej tyre.
Serbia importoi prej Shqipërisë në vitin e kaluar dy herë më shumë ushqime, pije e duhan ose 8 milionë Euro, prej 4 milionë nga viti 2014. Megjithatë duke parë potencialin duket se tregu i madh serb kërkon më shumë prej atij shqiptar por  niveli i eksporteve shqiptare drejt Serbisë krahasohet me ato drejt Malit të Zi, treg ky më i vogël e  vend me të cilin kemi më shumë partneritet ekonomik e politik.
Serbia dhe Kosova duket se janë oazi i eksporteve të frutave dhe perimeve shqiptare. Zarzavatet kryesojnë listën e prodhimeve bujqësore shqiptare drejt tregjeve serbe kryesisht por edhe kosovare. Eksportet e perimeve me Serbinë u rritën me mbi 70 % në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2016 sipas INSTAT , ndërsa frutat shënuan rritje me 90 %.  Plot 33 % e të gjitha zarzavateve shqiptare në këtë periudhë u shit në tregun serb , duke u bërë kështu një partner kryesor për këtë grup-mall ndërsa 21 % e prodhimit total të zarzavateve  u eksportuan për në Kosovë. Tendeca duket të shkojë drejt shtimit të kërkesave për prodhime bujqësore shqiptare në Serbi , ndërsa në Kosovë rritja është e lehtë dhe e parëndësishme.
Shtimi i eksportit të perimeve në rajon është përkthyer me çmime më të larta për tregun vendas dhe si rrjedhojë më të favorizuar janë tregtarët e fermerët sesa blerësit. Eksportet drejt Serbisë janë ndihmuar edhe nga heqja e kufizimeve doganore. Tashmë nuk ka më kuota për eksportet e prodhimeve bujqësore duke shumëfishuar volumin e frutave dhe perimeve shqiptare në Serbi.
Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti I Statistikave, në 5-vitet e fundit kohë kur dy vendet kanë aplikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA, eksportet shqiptare drejt Serbisë janë deri 20 herë më të vogla në vlerë monetare se importet. Kjo sepse eksportet tona drejt Serbisë janë kryesisht fruta dhe perime ndërsa ne prej tyre importojmë kryesisht energji elektrike.

Merxhan Daci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.