DETAJE/Mashtrime me shuma të mëdha eurosh, kapet një person në Shkodër

DETAJE/Mashtrime me shuma të mëdha eurosh, kapet një person në Shkodër

82
0
Shares

Policia e Shkodërs ka finalizuar sot operacionin “Premtimi” dhe ka arrestuar një shtetas për mashtrim.

Mësohet se ai i premtonte një gruaje marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar.

Mësohet gjithashtu se B.A. 49 vjeç i arrestuar tashmë nga policia i kishte marrë zonjës në fjalë edhe 10 mijë euro.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.

Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:

B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY