Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk ka për t’u ndërtuar në kurriz të banorëve”, Bardhi: Ja si do nuk e lejojmë prishjen e banesave

07/05/2019
“Nuk ka për t’u ndërtuar në kurriz të banorëve”, Bardhi: Ja si do nuk e lejojmë prishjen e banesave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Situata e acaruar në zonën e Astirit ka tërhequr dhe vëmendjen e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Në një reagim, Bardhi shprehet i shqetësuar për mënyrën sesi luftohen qytetarët të cilët janë ngritur për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Sot në burg nuk duhet të jenë banorët e Unazës së Madhe por duhet të jenë Damian Gjiknuri dhe e gjithë shpura e zyrtarëve të korruptuar që me një firmë tentuan t’u prishin shtëpitë këtyre banorëve dhe më pas të përfitojnë në mënyrë korruptive 20 milionë euro”,-shprehet ai.

Bardhi i bën thirrje policisë të luftojë kriminelët dhe shumë shpejt do të përballen me ligjin.

“Mbi gjakun dhe djersën e banorëve të Unazës së Madhe dhe qytetarëve shqiptarë, nuk mund të ekzekutohet asnjë akt korruptiv siç është edhe projekti i Unazës së Madhe”,-shton më tej ai.

DEKLARATAT E PLOTA

Ky është një tjetër akti i paligjshëm i një qeveri të paligjshme, i një policie të paligjshme, që në vend që të luftojë krimin, lufton qytetarët që janë ngritur në mbrojtje të të drejtave të tyre, në mbrojtje të shtëpive të tyre dhe kundër një akti madhor korrupsioni. Sot në burg nuk duhet të jenë banorët e Unazës së Madhe por duhet të jenë Damian Gjiknuri dhe e gjithë shpura e zyrtarëve të korruptuar që me një firmë tentuan t’u prishin shtëpitë këtyre banorëve dhe më pas të përfitojnë në mënyrë korruptive 20 milionë euro, Partia Demokratike e ka bërë të qartë qëndrimin e vetë. Këtu nuk ka për t’u ndërtuar në kurriz të të drejtave dhe lirive themelore të këtyre qytetarëve. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të kthehet në shinat e ligjit dhe të luftojë kriminelët dhe të mos luftojë dhe të dhunojë banorët. Cilido prej punonjësve të policisë që sot ka dhunuar banorët e Unazës së Re, do të përballet dhe do të përgjigjet me ligjin.

Edi Rama sigurisht që është në ditët e veta të fundit dhe është e pritshme që do të bëjë rezistencë duke përdorur Policinë e Shtetit kundër qytetarëve. Sot qytetarët janë të bashkuar dhe unë jam i sigurt që më 11 Maj do të marrë përgjigjen e merituar.

Pyetje: Si do nuk do ta lejoni ju policinë e shtetit dhe qeverinë Rama për të mos patur të njëtin fat edhe banorët e Unazës së Re siç e patën banorët e Bregut të Lumit?

Gazment Bardhi: Ne do të jemi përkrah banorëve të Unazës së Madhe jo vetëm PD, por jam i sigurt të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë. Është provuar se nëse heshtim do të kemi fatin e banorëve të Bregut të Lumit. Këta banorë janë ngritur dhe prej gjashtë muajsh nuk kanë lejuar që për arsye korruptive t’u prishen shtëpitë e tyre. Ne jemi përkrah tyre dhe do të jemi përkrah tyre në çdo moment 24 orë të ditës.

Ndaj jam sot këtu, për t’u dhënë atyre mbështetje të plotë në emër të Partisë Demokratike. Mbi gjakun dhe djersën e banorëve të Unazës së Madhe dhe qytetarëve shqiptarë, nuk mund të ekzekutohet asnjë akt korruptiv siç është edhe projekti i Unazës së Madhe. 

Pyetje: Përfaqësuesi i PD Klevis Balliu u mor nga policia, cili është qëndrimi juaj?

Gazment Bardhi: Është sigurisht një hakmarrje e pastër politike, një veprim i paligjshëm, e përsëris, sot në burg duhet të jenë ata që tentuan që nëpërmjet projektit të Unazës së Re të vjedhin me një projekt korruptiv të paktën 20 milionë euro. Banorët janë në të drejtën e tyre. Klevis Balliu ish-deputeti i PD-së ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të këtyre banorëve sikundër është e do të jetë e gjithë Partia Demokratike. Falemnderit!

Tags: Astirideklarategazmend bardhipolicia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.