Humoristi australian, Adam Rozenbachs, është njeriu më i urryer i momentit në planet.
Ai në momentin e rrëzimit të aeroplanit që barte skuadrën braziliane Chapecoense, ka bërë një postim në Twitter, postim tallës, duke mos qenë i informuar mirë se bëhet fjalë për një tragjedi të madhe, me të madhen viteve të fundit.
“Aeroplani që barte një ekip futbolli u rrëzua në Kolumbi. Të mbijetuarit u dëgjuan duke thirrur: penallti, penallti”, ishte postimi që bëri Rozenbachs.
Kjo bërë që ai të irritojë jo vetëm ndjekësit e tij, por persona nga e gjithë bota, që e ofenduan në forma të ndryshme në rrjete sociale.
Duke parë se bëhet fjalë për një tragjedi të madhe, ai në fund ka kërkuar falje në Tëitter.
“Keqardhjet e mia për postimin e mëparshëm. Nuk e imagjinova seriozitetin e situatës. Një mësim për ta mbajtur mend”, ka shkruar ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/