VIDEO/Kapet në flagrancë duke vjedhur, pranga hajdutit të garazheve në Tiranë

VIDEO/Kapet në flagrancë duke vjedhur, pranga hajdutit të garazheve në Tiranë

139
0
Shares

Një 41-vjeçar, banues në Kavajë dhe i dënuar më parë për vjedhje ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet.

I arrestuari i identifikuar vetëm me iniciale, E.P, u kap në flagrancë gjatë operacionit të koduar “Gracka”, në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime grackë.Si rezultat i këtyre shërbimeve u bë e mundur që rreth orës 04:30, të kapet në flagrancë shtetasi E. P, 41 vjeç, banues në  Kavajë, (i dënuar më parë për vjedhje)” njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore  të policisë, bazuar në  mekanizmin,  mënyrat,  vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht.

Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se  ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Vijon puna për dokumentimin e  ngjarjeve të  tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. P., i kaluan Prokurorisëpër veprën penale “Vjedhja”.

TiranëFinalizohet Operacioni i koduar "Gracka", zhvilluar nga Komisariati i Policisë nr. 3, Tiranë.Kapet në flagrancë nga Policia një shtetas në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”.Zbardhen edhe disa vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime grackë.Si rezultat i këtyre shërbimeve u bë e mundur që rreth orës 04:30, të kapet në flagrancë shtetasi E. P, 41 vjeç, banues në Kavajë, (i dënuar më parë për vjedhje).Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3, bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht:Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.Më datë 20.03.2019, në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.Materialet në ngarkim të shtetasit E. P., i kaluan Prokurorisëpër veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 29 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY