Edita Tahiri: Rama, arrogant edhe në raport me Kosovën

Edita Tahiri: Rama, arrogant edhe në raport me Kosovën

263
0
Shares

Politikania e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryeministri Edi Rama është arrogant. Në një intervistë për RTV Ora, ajo tha se arrogancën kryeministri Rama e ka treguar edhe në raport me Kosovën.

Edita Tahiri: Shqipëria ka problemet e autokracisë dhe moszhvillimit ekonomik. 400 mijë njerëz kanë ikur nga Shqipëria. Kur mungon perspektiva dhe mirëqenia, mendoj se edhe kjo krizë politikë ka vend dhe kjo ndikon edhe në vonesën e axhendës evropiane. Kam parë një arrogancë nga kryeministri Rama. Nuk është një thënie që e thonë politikanët. Arrogancë ishte edhe sjellja e tij në raport me Kosovën. Pra kjo autokraci qoftë në Beograd ku vetë Vucic është i ballafaquar me protesta, qoftë në Kosovë, Mal të Zi po tregon që Ballkani në vend që të shkonte drejt proceseve demokratike, devijoi në një autoritarizëm të panevojshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY