Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi reagoi sot per heqjen naten te emrit te Teatrit Kombetar ndersa theksoi se Kryemijistri Rama urdheron cmontimin e Teatrit naten, ndersa rilind piramiden e diktatorit.
Deklarata e Vokshit:
Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike.
Rama po vjedh pronën publike, trashegiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni.
Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me cdo mjet e me cdo kosto!
Mirenjohje Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit dhe cdo qytetari qe po proteston prej 400 ditësh në mbrojtje të Shtëpisë së Artistëve e të vlerave kombëtare.
As gazi, as policia, as arrestimet, nuk do na ndalin të ruajmë të paprekur trashëgiminë kulturore te shqiptareve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/