Kapet me armë pa leje, arrestohet gruaja në Kakavijë

Kapet me armë pa leje, arrestohet gruaja në Kakavijë

119
0
Shares

Policia Kufitare e Kakavijës ka vënë në pranga një grua, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.

Sekuestrimi – Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases  L.S.,  për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY