Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar takimin e një dite më parë mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se “duhet të shpresojmë ende te dialogu e jo te ‘fjala e fundit!’”.
Sipas tij “pjesëmarrja në takim me mendimin ‘m’ka çu nana me la gojën’, nuk është qasje,por përplasje! Askush nuk e do!”.




