Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Me këtë rast u zhvillua ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Zyrtarë të shtetit dhe politikës si Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën antifashiste.
Ndërkohë që edhe strukturat e larta të opozitës me në krye Lulzim Bashën pritet të kryejnë homazhe për nder të dëshmorëve.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.




