Protesta e opozitës vijoi për 4 orë në disa vende të ndryshme me qëllimin e vetëm, largimin nga pushteti të kryeministrit Rama.
Ky i fundit ka gjetur kohën të reagojë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në instastory Rama ka ndarë një foto të momentit kur protestuesit spërtakën me bojë të zezë ministrinë e brendshme.
“Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë” – shkruan Rama mbi foto.
Mesa duket Kryeministri shqetësohet më shumë për fasadën e ndërtesave sesa për faktin që protesta është e gjitha shenjë dhe mesazh i qartë se qytetarët nuk e duan.
Protestuesit ndalën sot marshimin edhe para ministrisë së brendshme. Në shenjë proteste, një pjesë e tyre spërkati me bojë muret e ministrisë së brendshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/