Djali la shtetësinë shqiptare, reagon Bujar Nishani: Jam shumë krenar…

Djali la shtetësinë shqiptare, reagon Bujar Nishani: Jam shumë krenar…

184
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se djali i tij kishte hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Në një postim në Facebook, Nishani shkruan se djali i tij prej 10 vitesh jeton në Austri, është një student i shkëlqyer dhe duke qenë se ka fituar shtetësinë austriake, nuk lejohet dyshtetësia.

Më tej Nishani shkruan se pas lajmeve të djalit qëndron sulmi ndaj tij.

Postimi i plotë: 

Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.

Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.

Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.

Unë jam shumë krenar për fëmijët e mij pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar. 

Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.

Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.

Rregjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar.

Kjo më kënaq në fakt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY