Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO PËRGJIMI/ Flet Baba Taku: “Mbajtja gjallë e Metës me bajame në grevë urie”, bisedë shokësh me Legisin

05/05/2017
VIDEO PËRGJIMI/ Flet Baba Taku: “Mbajtja gjallë e Metës me bajame në grevë urie”, bisedë shokësh me Legisin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka reaguar pas publikimit të bisedës audio mes tij dhe Ndre Legisit të bërë në një lokal, që ish-kryeministri Sali Berisha e quan misterioz.
I pyetur lidhur me bisedën telefonike që nxori Berisha në statusin e tij në “Facebook” deputeti Spartak Braho tha se ishte një bisedë mes shokësh, duke kujtuar grevën e vitit 2008 që i bashkoi, shkruan “BalkanWeb”.
Braho e quan Berishën paranojak përgjimesh dhe thotë se nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit.
Sipas tij, kjo bisedë është publikuar për të tërhequr vëmendjen nga kriza.
“Nuk e kuptoj se ku ishte ‘vlera’ e asaj bisede të përgjuar në një vend misterioz. Një muhabet normal shokësh që dy forcat e vjetra politike i detyruan të futen në grevë urie në vitin 2008 por si paranojak përgjimesh ai nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit dhe hedh në pazarin mediatik manipulime bisedash për të tërhequr vëmendjen nga kriza ku e ka futur PD rrangalla politike vazhdon ashtu siç thotë populli fjalën e urtë me qen dhe qime”, deklaron Braho.
Ish-kryeministri publikoi dje në mbrëmje një audio ku dëgjoheshin të flisnin Braho dhe Legisi. Në bisedë e sipër, Braho deklaronte se “e kishte mbajtur Ilir Metën me bajame”, apo se “e kishte telefonuar Rama dhe i kishte thënë se të hodhi poshtë Luan Rama”.


BISEDA


Braho: Me mire ne pension se sa po te isha ne rruge.


Legisi: Nuk është halli jonë ky


Braho: Eshtë halli i atyne.


Legisi: Halli i atyre është


Braho: Se nga greva e urisë ikët të gjithë ju. Edhe unë që ngela…


Legisi: Vetëm Iliri…


Braho: Po Ilirin e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë. E ushqesha me bajame.

Qesh Legisi. 


Legisi: Unë e di, gjithë jetën këtë kemi bërë.


Braho: Ça ke bo ti, mirë?


Legisi: Unë mirë. Ça me bo kot.


Braho: Rama mori në telefon në mëngjes.


Legisi: E di e di, fola unë në telefon me të. Nga ora 11:20.


Braho: E kishe knaq atë, më tha mu. Po tha ti hudhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë, eshte Luan Rama ai.


Legisi: S’ka problem ajo punë. Kur te jesh i ngeshem pime kafe rrime. Te du fort.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.