Një gjykatë greke vendosi të refuzonte kërkesën e Turqisë për të ekstraduar tre ushtarakë turq të forcave ajrore pas arratisjes së tyre nga vendi fill pas rënies së grushtit të shtetit në korrik të këtij viti.
8 ushtarakëve turq u arratisën nga vendi i tyre dhe u ulën në territorin grek. Ata ishin pjesë e një ekuipazhi të helikopterit që u ul në tokën helene.
Vendimi i së hënës i gjykatës së Apelit në Athinë erdhi pasi një prokuror grek argumentoi se jeta e pilotëve dhe mekanikëve të fluturimit do të rrezikoheshin nëse kthehen në Turqi.
Tre ushtarakët e parë pritet që të dalin nga paraburgimi në ditët në vijim. Avokatja e tyre, Stavroula Tomara tha se gjykata do të vendosë brenda 3 ditëve të ardhshme edhe për ekstradimin e 5 ushtarakëve të tjerë.
Të 8 ata u ulën në Greqi me një helikopter ushtarak turk më 16 korrik, pas asaj mesnate trazirash që prekën kryesisht Stambollin, por edhe Ankaranë.





