Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi në kuadër të vijimit të negociatave mes palëve politike në vend ka deklaruar sot nga Fieri se dorëzimi i pushtetit në tavolinë është i pamundur.
Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, Ruçi iu përgjigj edhe interesit të medias për deklaratën e LSI për të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare të qershorit.
“Zgjedhjet dhe votuesit do të jenë ata që do të përcaktojnë nëse LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhje, apo do të jetë opozitë”, ka theksuar Ruçi.




