Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vasili: Duhet të lëshojmë nga vetja, sakrifica është e vogël

05/05/2017
Vasili: Duhet të lëshojmë nga vetja, sakrifica është e vogël
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i LSI-së Petrit Vasili, pas dështimit të negociatave të djeshme, përsëriti sot se është e nevojshme që të gjithë të sakrifikojnë për një Shqipëri të sigurt.
Mesazhin e tij të fortë Vasili e ka dhënë nga “Varrezat e Dëshmorëve” ku ka marrë pjesë në homazhet për 5 Majin.
LSI edhe më herët është shfaqur e gatshme të lërë postet e ministrave të saj. Në këtë kontekst Vasili ripërsërit në mesazh, me gjasa për aleatin Edi Rama, sipas të cilit, duhet të lëshojmë nga vetja.
“Na duhet qartazi që të lëshojmë nga vetja pasi kjo do të ishte një sakrificë shumë e vogël për një Shqipëri më të sigurt, për një stabilitet më të garantuar të vendit dhe njëkohësisht për të bërë që vendi ynë të vazhdojë rrugën e integrimit evropian. Pra, sakrifica që na kërkohet të bëjmë sot është shumë më e vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 Majit, ku të rinjtë dhanë gjakun e tyre, janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendit dhe çfarë s’duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit”, theksoi Vasili nga “Varrezat e Dëshmorëve”.
Ndërkohë edhe sot vijojnë negociatat për zgjidhjen e krizës dhe rolin më të madh duket se po e luajnë ndërkombëtarët. Deri tani janë zhvilluar dy takime tek Presidenti mes Ramës e Bashës ku palët nuk kanë arritur të bien në konsensus, pasi opozita nuk heq dorë nga kërkesa për qeveri teknike dhe dorëheqje të kryeministrit, njëkohësisht dhe shtyrje të zgjedhjeve. Nga ana tjetër, kryeministri iu ka lënë disa poste zëvendësministrash, një ministër politik për votimin elektronik si dhe poste të tjera për monitorimin e procesit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.