Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si po “priten kokat” e policisë së Fatmir Xhafajt, brenda ditës largohen tre drejtorë

10/03/2019
Si po “priten kokat” e policisë së Fatmir Xhafajt, brenda ditës largohen tre drejtorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dita e shtunë nuk ka qenë e lehtë për policinë e shtetit.

Nuk ka pasur asnjë ngjarje të jashtëzakonshme, por si “rrufe në qiell të hapur” janë mësuar shkarkimet e drejtuesve të rëndësishëm të policisë. Ende jo zyrtarisht konfirmohet largimi nga detyra i drejtorit të policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Atij i është komunikuar shkarkimi nga vetë drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu mëngjesin e së shtunës.

Drejtori i Policisë së Tiranës është përshëndetur me stafin, por ende nuk dihet kush do ta zëvendësojë atë në këtë detyrë. Kastriot Skënderaj u emërua në krye të policisë së Tiranës në shkurt të 2018-së dhe vetëm një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra. Motivet që çuan në shkarkimin e kreut të Policisë së Tiranës nuk dihen ende, por burime në radhët e uniformave blu thonë se lëvizjet janë kërkuar direkt nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Por kreu i policisë së shtëtit nuk është ndalur me kaq. Këtë të shtunë ai ka firmosur edhe dy shkarkime të tjera brenda pak orëve. Përveç kreut të policisë së Tiranës është shkarkuar edhe Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë së Vlorës. Në vend të tij është emëruar Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat. Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017.

Tashmë ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë. Në kohën që Shehaj ka drejtuar policinë e Vlorës, kanë ndodhur vrasje dhe rrëmbime të bujshme në këtë qytet, citon lapsi.al. E gjithë Vlora flet për përplasjet me bandave kriminale dhe policia duket e pafuqishme për të luftuar krimin e organizuar.

Së fundmi mësohet se është shkarkuar edhe drejtori i policisë së qarkut të Fierit, Albert Nushi. Jo zyrtarisht thuhet se në vend të tij është komanduar Andon Marko. Burimet thonë se Nushi është komanduar nëndrejtor i policisë së Elbasanit. Ai drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.

Si po zhbëhet “policia e Xhafajt”

Lëvizjet e fundit në policinë e shtetit janë edhe një përplasje mes klaneve. Ata drejtorë të policisë që po largohen janë ngjitur në krye të kupolës së policisë nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, citon lapsi.al. Me ardhjen në detyrë të Sandër Lleshajt nuk mund të mos veçohen disa rikthime të bujshme në polici, emra që ishin larguar nga Xhafaj.

I pari që u rikthye në polici ishte Tonin Vocaj që u emërua Drejtor për krimin në Policinë e Shtetit. Ai kishte shërbyer për një kohë të gjatë në polici në detyra të larta edhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Vocaj u mënjanua nga ish-ministri Saimir Tahiri.

Një tjetër ish-oficer të cilit iu besua një post i rëndësishëm nga Lleshaj është Muhamet Rrumbullaku që u vendos në krye të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. Vocaj dhe Rrumbulluaku kishin marrë nofkën “grupi çiftelia” për shkak të një fotoje me Arben Frrokun, i dënuar më pas me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

A rrezikon Ardi Veliu?

Skema që po zbaton ministri Sandër Lleshaj është e qartë. Fillimisht urdhëron kreun e policisë së shtetit të largojë drejtorët në qarqe dhe më pas ai i kërkon kryeministrit të largojë edhe atë që është në krye të policisë. E kanë bërë këtë edhe ministra të tjerë të Brendshëm në të kaluarën. Ende nuk dihen lëvizjen që do të pësojë policia e shtetit, por zërat janë se të tjera lëvizje do të pasojnë në rangje të larta./Lapsi

Tags: drejtorepolicia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.