Kandidatët nga anëtarësia, IA: Vendimi i Bashës, hap për konsolidimin e demokracisë

Kandidatët nga anëtarësia, IA: Vendimi i Bashës, hap për konsolidimin e demokracisë

96
0
Shares

PD zhvilloi këto dy ditë konsultime me Institutin Republikan Amerikan, i cili po ndihmon forcën më të madhe të opozitës të zbatojë shumë shpejt parimin e zgjedhjes së kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë e partisë.

Vendosja për herë të parë e këtij modeli dhe standardi perëndimor është përshëndetur nga drejtuesi i programit për Europën në Institutin Republikan Amerikan, Thibault Muzergues.

‘Gjithmonë kënaqësi takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili ka ndërmarrë një përpjekje të madhe për modernizimin dhe demokratizimin e partisë së tij, sidomos, nëpërmjet organizimit të primarëve me anëtarësinë për kandidatët për zgjedhjet e ardhshme.

Përtëritja e strukturave të partisë, një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.’- shkruan Thibault Muzergues.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh një ditë më parë se modeli i primareve, që PD do të zbatojë për herë të parë në Shqipëri, do të bëjë të mundur evidentimin e kandidatëve më të mirë, që sjell përfaqësimin e vërtetë të njerëzve të thjeshtë dhe interesave të tyre në parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY