Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Denoncimi te Berisha: Mësuesen e transferojnë pa dëshirë, gjimnazistët në protestë

07/03/2019
“Shqipëria në prag të dorëzimit të pasurive përrallore Greqisë!”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha për  ditën e 7 Marsit ka zgjedhur të denoncojë një rast në një gjimnaz të Peshkopisë.

Sipas mesazhit të qytetarit dixhital, të cilit i referohet Berisha thuhet se një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni” është njoftuar  një ditë më parë për një transferim pa dëshirën e saj në një shkollë tjetër të Dibrës.

Mësuesja në fjalë e ka kundërshtuar këtë vendim, ndërsa gjimnazistët e kësaj shkolle kanë bojkotuar mësimin duke dalë hapur në krahë të mësueses.

MESAZHI I PLOTE I DENONCUESIT

Përshëndetje z. Berisha!

Kërkoj ndihmën tuaj për të denoncuar një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni”, peshkopi, është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës. Sigurisht, qartas për arsye politike dhe pa një justifikim serioz. Studentët e gjimnazit, të indinjuar nga kjo fyerje e paskrupullt që i bëhet “prindit të dytë” një ditë para festës zyrtare të mësuesit, kanë bojkotuar mësimin në formë proteste dhe mospajtimi ndaj këtij sistemi burokratik dhe të paturp që tejkalon çdo absurd.

Kërkesat i janë paraqitur edhe drejtorit të arsimit në Dibër, që la të kuptohej se ky është një vendim i imponuar që ai nuk fo guxonte ta kundërshtojë. Megjithatë, nxënësit firmosën një peticion duke i vendosur ultimatum: “Ose të hënën vendimi pezullohet ose mësimi do të vazhdojë të bojkotohet”.

Do ju isha mirënjohës, ( duke parë gadishmërinë tuaj për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë) ta denonconi këtë rast”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/262017191182062/

 

 

Tags: berishaDenoncimimesuesjatransferimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.