DETAJE/Vrau gjyshin me armë, zbulohen mesazhet që çuan në arrestimin e nipit...

DETAJE/Vrau gjyshin me armë, zbulohen mesazhet që çuan në arrestimin e nipit në Vlorë

434
0
Shares

Disa mesazhe të gjetura në celularin e 16-vjeçarit Vangjel Kapllani, ku ai fliste me Flarian Xhyvelaj, duke e porositur këtë të fundit ti gjentë një pistoletë me silenciator, janë bërë shkak për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes të 69-vjeçarit në Vlorë.

Fillimisht Vangjel Kapllani, nipi i viktimës ka shpjeguar se kishte dalë nga shtëpia rreth orës 18:00 dhe ka bërë xhiro në “Lungo Mare” me dy shokët e tij Menelao Toti dhe Dhimitris Dollo. Sipas dëshmisë së tij ai ështëkthyer në banesë rreth orës 20:30 dhe ka gjetur gjyshin e dëmtuar të shtrirë tek divani. Më tej adoleshtenti ka sqaruar para grupit hetimor se kur është kthyer në banesë ka gjetur gjyshin në kuzhinë tek divani, i shtrirë dhe me demtime në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë tek dhoma e gjumit ishte rrëmujë dhe sipas tij autorët kishin vjedhur 100.000 lekë dhe 500 euro. Në vijimësi për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, nga ana e prokurorit Dritan Marku janë pyetur dy shokët e adoleshentit, Menelao Toti dhe Dhimitris Dollo, të cilët kanë shpjeguar se nuk ishin takuar më datë 27 shkurt 2019 me 16-vjeçarin Vangjel Kapllani.Pasi ka rënë kjo alibie e parë, autori i krimit ka pohuar se grabitjen dhe vrasjen mund ta ketë kryer vajza e viktimës, që njëherësh është dhe halla e autorit të krimit.

Pikërisht kjo shtetase është thirur me urgjencë dhe marë në pyetje duke deklaruar se s’kishte asnjë lidhje me këtë vrasje. Mirëpo nga kqyerja e telefonit tënipit të viktimës ka rezultuar se ai ka komunikuar me sms më datë 27 shkurt 2019 me Florjan Xhyvelaj, ku sipas përmbajtjeve të sms-ve, këtij të fundit i kishte kërkuar një pistoletë me silenciator.I ndodhur në këto kushte nipi i viktimës Vangjel Kapllani ka shpjeguar se në datën 27 shkurt, ka blerë një armë zjarri pistoletë nga Florjan Xhuvelaj dhe Loris Maskaj në fshatin Risili të Vlorës për 200 euro dhe më pas me të ka vrarë gjyshin e tij në banesë. Pas kryerjes së krimit ka fshehur gëzhojën në një cep të ballkonit të katit të tretë të pallatit, ndërsa armën e kishte hedhur në një pusetë, në një rrugë përballë shtëpisëku banonte bashkë me gjyshin.Për të verifikuar thëniet e adoleshentit Vangjel Kapllani policia ka bërë verifikimin e thenieve tëtij, duke gjetur pikërisht në vendin e treguar prej autorit, të armës së zjarrit pistoletë tip “Makarov”, me krëhër pa fishekë si dhe gezhojës së qitur, të fshehur në cep të ballkonit. Nisur nga këto kushte është kryer arrestimi në flagrancëi Vangjel Kapllanit, për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja palejë dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”.

Kapllani ishte rritur nga gjyshërit pasi babai i tij kishte vdekur në një aksident rrugor duke e lënë 3 vjeç, ndërsa nëna kishte ndëruar jetë disa vite më vonë për si pasojë e një sëmundje. Ndërsa për sa i përket personave që siguruan armën e krimit prokuroria e Vlorës ka urdhëruar arrestimin e tre personave L.M, Florjan Xhyvelaj dhe Marjus Alushaj, per vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”. Sipas deklarimeve tëL.M, nxënës në Shkollën e Mesme Industrialë të Vlorës,ai ka shpjeguar se në shkollë ka shumë shokë, ndër të cilët edhe Florjan Xhyvelaj. Nëpërmjet Florjanit ka njohur edhe Vangjel Kapllanin. Florjani i ka thënë që Vangjeli donte një pistoletë. Kështu tëdy së bashku, në fshatin Risili kanë takuar rastësisht Roberto Lapa ose siç i thërrasin ndryshe “Bebeto” dhe kanë biseduar për të gjetur një pistoletë. Ky i fundit u ka thënë se do pyeste Marjo Alushaj. Ndërkohë në datën 27 shkurt 2019, Roberto Lapa i ka marrë në telefon dhe u ka thënë që të takoheshin.

Pasi janë takuar u ka thënë që Marjo e kishte pistoletën por donte 200 euro.I kane dhënë Robertos 200 euro. Ka ardhur Marjo dhe ka takuar Roberton, të cilët janë futur në një rrugicë në fshatin Risili. Marjo ka vazhduar rrugën, ndersa Roberto ka ardhur tek ata dhe u ka dhënë pistoletën duke u kërkuar edhe 5.000 lekë për vete.

I kanë dhënë Robertos 50 euro, që pasi i ka këmbyer, u ka kthyer 1200 lekë. Në këto rrethana ia kanë dhënë më pas pistoletën Vangjel Kapllani.Ky i fundit ka shkuar në shtëpi dhe me armën “Makarov” që sapo kishte blerë ka qëlluar me një plumb në kokë gjyshin e tij dhe marë në banesë shumën prej 1 milion lekë të vjetra dhe 500 euro. Pas kryes së këtij veprimi, adoleshenti ka njoftuar ambulancën, duke transportuar gjyshin e vdekur në spital.

Komisariati i Policisë është njoftuar nga Urgjenca Mjekësore, se në lagjen “Rilindja” është gjetur i dëmtuar në banesën e tij VangjelKapllani, i moshës 69 vjeç.Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në banesen e viktimës dhe kane marrë kontakt me nipin e tij Vangjel Kapllani, i cili i ka pohuar se ishin grabitur nga pesrona të panjohur prej tij.

Nga kqyerja e vendit të ngjarjes është konstatuar se dera e jashtme e banesës është gjetur e hapur dhe e pa dëmtuar, çelësi i vendosur në vendin e vet nga ana e brendshme e derës. Në kuzhinë në anën e djathtë të divanit dhe në dysheme është gjetur mbetje gjaku.Nga komunikimi me mjekët e spitalit policia mësoi se VangjelKapllani kishte një dëmtim brimë me buzë të rregullta në pjesën e pasme të kokës si dhe nje send të jashtëm në brendësi po të kokës./shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY