VIDEO/ Tirana “leksion” Skënderbeut dhe i dërgon mesazh Partizanit!

VIDEO/ Tirana “leksion” Skënderbeut dhe i dërgon mesazh Partizanit!

110
0
Shares

Tirana ka udhëtuar drejt Korçës këtë të premte për të luajtur ndeshjen e radhës të kampionatit kundër Skënderbeut. Takim plot emocione, duke pasur parasysh lojën e zhvilluar dhe një stadium i mbushur me tifozët. Vendasit e Skënderbeut synonte tre pikë në shtëpi në këtë takim, ndërsa Tirana për të konfirmuar momentin pozitiv që po kalon në kampionat. Dhe kështu ka ndodhur, ishin bardheblutë ata që triumfuan me rezultatin 1-2, duke i dërguar njëkohësisht një mesazh Partizanit një javë para derbit.

Skënderbeu luan ndeshjen e radhës kundër Teutës, ndërsa Tirana do të përballet me Partizanin kryesues në ndeshjen derbi, i treti për këtë sezon mes dy ekipeve. Pas takimit të sotëm, Skënderbeu mbetet në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Tirana me 28 pikë mban vendin e 7 në renditje.

Ishte Cobbinah që kaloi bardheblutë në epërsi në minutën e 26` të takimit. Një top i ardhur nga krahët u fut në zonën e korçarëve, aty ku pranë pikës së penalltisë Edon Hasani nuk kontrollon si duhet dhe topi shkon te Cobbinah.

Ky i fundit me portën e boshatisur gjuan duke shkundur rrjetën, ndërsa në tribunën ku ishin vendosur tifozët e Tiranës nis festa.

Sa i përket pjesës së parë, në përgjithësi ka pasur pak raste për shënim nga të dyja skuadrat. Tirana ka pasur më tepër kontrollin e topit gjatë 45` të para, ndërsa vendasit janë dukur disi të përgjumur, duke u kapur jo në pak raste në befasi nga sulmuesit miq.

Mirëpo atëherë kur të gjithë mendonin se skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes, Skënderbeu barazon shifrat me anë të Sibo, pasi përfitoi nga rrëmuja në zonë duke i cuar shifrat në 1-1. Kështu do të mbyllej pjesa e parë e lojës.

Me rinisjen e pjesës së dytë të lojës, Skënderbeu bëhet më kërkues në fushë, teksa në një moment miqtë sa nuk shkaktojnë një penallti, pasi mbrojtësi Atingah ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj sulmuesit kundërshtar. Por arbitri e fal duke i kursyer edhe një kartonë të mundshëm.

Tirana del nga zona e saj pas gati 20 minutash lojë e bllokuar, duke ndërmarrë një aksion në minutën e 68`, por që nuk finalizohet si duhet nga sulmuesit bardheblu.

Deri në përfundim të takimit, të dyja skuadrat shkojnë disa herë deri në portat respektive, por pa arritur gjë konkrete. Por në përfundim të kohës së rregullt, Michael Ngoo befason korçarët me një supergol, duke i dhënë fitoren ekipit të tij, ndërsa Ardian Mema ka shpërthyer në lot pas këtij goli. Tre pikë të merituara për ekipin bardheblu, që tashmë pret e qetë derbin ndaj Partizanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY