Maska kundragaz për gazetarët, deputetja: “Plan masash”për t’iu mbyllur gojën

Maska kundragaz për gazetarët, deputetja: “Plan masash”për t’iu mbyllur gojën

161
0
Shares

Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëherësh kryetarja e komisionit të Medias ka reaguar pas masave që Garda njoftoi se do të marrë për protestën e nesërme. Një ndër këto masa ishte dhe  pajisja e gazetarëve me mjete kundragaz, për shkak se sërish mund të përdoret gaz lotsjellës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi e cilëson një “plan masash” për t’iu mbyllur gojën  gazetarëve.

REAGIMI:

Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve

Në atë vend ku #qeveria pranon vetë se do përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve, nuk mund të flitet më për demokraci dhe #media të lirë.

Në epokën digjitale, mjetet e punës së Gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni.

Nuk e di në cilin vend të lirë gazetarët pajisen dhe me kundragaz?!

Këto janë shenja që kjo qeveri e bërë palë me krimin po vetëfundoset!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY