Biznesmeni në Londër akuzohet për ndërtim pa leje në Tiranë

Biznesmeni në Londër akuzohet për ndërtim pa leje në Tiranë

575
0
Shares

Dy persona të ndryshëm kanë denoncuar në “Stop” ish OPGJ-në (Oficer i Policisë Gjyqësore), tani prokuror, Emëror Kasaj. Bëhet fjalë për një pasuri 1 000 metra katrorë, ndërtesë 3 katëshe në Kombinat. Dashnor Alicka tregon sesi u ble dhe u ndërtua kjo pronë, e vënë në rrezik nga vëllai i tij, Hajredin Alicka, pasi ky i fundit u fut në kurth nga prokurori Emëror Kasaj.

Në vitin 2010 Dashnor Alicka mëson se i vëllai, nën presion, detyrohet t’ia shesë pronën prokurorit dhe një personi tjetër, Mauricio Lombi. Ky i fundit, biznesmen në Londër, tregon në një bisedë telefonike si u njoh me OPGJ-në Kasaj e si u mashtrua prej tij për të blerë pronën e vëllezërve Alicka, ku humbi 120 mijë euro.

Lombi nuk mori as pronën dhe as paratë nga ky mashtrim, ndërsa Emëror Kasaj thotë në një kamera të fshehtë se nuk ka paguar asnjë lekë, por ka shlyer kredinë e gruas. Kasaj madje pranon se ka njohje në Prokurorinë e Gjykatën e Durrësit dhe do të rregullojë çdo gjë.

 “Në vitin ’97, kam blerë këtë truall. E kam regjistruar në emër të vëllait. E kam regjistruar në emër të vëllait, sepse unë kam qenë emigrant dhe do të kthehesha sërish në Greqi dhe me dokumentacionin e kësaj do të merrej vëllai. Po në vitin ’97, kemi ndërtuar këtë godinë dy katëshe. Godina është ndërtuar me lejet e atëhershme, që kishte shteti jonë. E kemi ndërtuar me leje ndërtimi, edhe e kemi hedhur në dy emra, timit dhe Hajredinit. Në 2010-n vëllait jonë, ra në krizë financiare. Ndërkohë, komshiu jonë, donte t’i ofronte ndihmë vëllait tonë, por ky kishte synime të tjera. Ky kishte synime që këtë pronë ta merrte vete, ta blinte vetë. Edhe ashtu e bëri.”

Gazetari: Po ju ndërkohë që kishit investuar në këtë pronë, vëllai tjetër i cili kishte dalë garant në kredinë që ishte marrë për ndërtimin e shkollës, ishit në dijeni të kësaj shitjeje deri në këto momente? Kur e kuptuar që kjo pronë, e cila ishte e përbashkët, ishte shitur nga një prej vëllezërve?

“Jo ne nuk kemi qenë në dijeni, sepse unë kam qenë emigrant dhe kam ardhur në 2010-ën, në Qershor të 2010-s e kam marrë vesh. Por edhe vëllezërit e tjerë e kanë marrë vesh nga mua”.

Gazetari: Po me Hajredinin folët? Si e shiti ai këtë pronë?

“Më mashtruan tha, më kanë goditur shokët e Emëror Kasës. Më goditën, kam vajtur në spital dhe pasi kam dalë nga spitali, tha, jam detyruar ta shisja këtë pronë”.

Denoncimi tjetër vjen nga Londra, nga një biznesmen shqiptar, i cili ka paguar 120 mijë euro për këtë pasuri prej 1 mijë metrash katrorë dhe godinën 3 katëshe, por që nuk e ka përfituar këtë pronë, edhe pse ka paguar lekët në një kontratë noteriale të rregullt.

Mauricio Lombi-Në fillim të 2009-s, unë kam shkuar në Prokurorinë e Tiranës dhe kam denoncuar një pronë, që po vidhet në Golem. Aty ka qenë një prokuror i quajtur Armando Gurakuqi dhe oficerin e taks forcës, Emëror Kasa, aty jam njohur me këtë zotërinë.

Gazetari-E kuptoj!

Mauricio Lombi-Ku kam bërë denoncimin dhe pas 1 jave e kam parë veten nga ky denoncim i arrestuar në Kavajë. Gjithnjë Emërori më thirrte në telefon, paraqitu në prokurori dhe unë zbatoja urdhrat, që të paraqitem në prokurori për këtë ngjarje. Gjithnjë ai më dilte në rrugë tjetër. Unë shkoja për t’u paraqitur, ai më dilte në tema, jo për të blerë një kështu, jo kam një komshi, jo ka ra ngushtë, jo andej-ktej… Më bindi, se kam dhe streset e mia, më vini problemin e ksaj shkollës dhe ia kam blerë shkollën Hajredin Alickës bashkë me gruan e tij Zamira Alickës. Shkolla dhe trualli është blerë 300 mijë euro. 150 unë dhe 150 Emërori.

Gazetari-A ka paguar Emëror Kasaj 150 mijë euro?

Mauricio Lombi-Jo asnjë, zero lekë! Unë e mora vesh, pasi është bërë kontrata. Kur shkoj që të lirohet shkolla, e shoh, që nuk lirohet dhe thashë, çfarë ka ndodhur në këtë? Unë tani i dhashë paratë me kontratë, unë rashë dakord për ta blerë, pashë atë biznesin, leverdinë për mirë, por nuk e dija se ishte mashtrim ky. Unë kam paguar 120 mijë euro dhe kisha për të dhënë edhe 30 mijë euro dhe nuk i dhashë paratë, se e pashë që ishte një mashtrim, që ma bënë ata pasi morën lekët.

Gazetari-Po si i besuat ju zotëri një personi, të cilin nuk e njihnit më përpara, ju lidhi diçka që…?

Mauricio Lombi-Unë i besova noterit dhe ai, që shiste pronën. Thoshte që është e pastër kjo pronë, nuk ka probleme, etj… dhe unë e bleva dhe hipoteka doli 50 % unë, 50% tek Emërori. Dhashë paratë dhe nuk lirohet shkolla. Tani unë bleva pronën me lekë dhe nuk e lironi, tani më kanë marrë edhe lekët, edhe nuk kam as lekët dhe as pronën.

“Ne akoma jemi në proces gjyqësor. Në Shkallë të Parë e kemi fituar, në Shkallë të Dytë apel na e rrëzoi tonën, rrëzoi edhe kërkesën e atyre. Kemi vajtur në Gjykatë të Lartë, ka dalë nga Dhoma e Këshillimit për gjykim. Tani presim të dalë data e gjyqit”, tregon më tej denoncuesi, Dashnor Alicka.

Mauricio Lombi-Nga lekët që i dhashë unë Hajredinit, ai i mori lekë Hajredinit, nuk e di sesa lekë i ka marrë, 12 apo 18, edhe më tha mua, i mora lekët dhe lava kredinë e gruas. I thashë unë, po ça kredie? Ti me lekët e mia lave kredinë. Jo nuk është puna jote më tha është puna ime, që kam bërë punën me Hajredinin. Aty u trondita, sepse më kishin mashtruar.

Mauricio Lombi-Me datën 6 Janar 2019-s kam zbritur në aeroportin e Shqipërisë. Pas 2 ditëve më kanë nxjerrë person në kërkim, sepse ka bërë Emërori denoncim me oficerin e Drejtorisë së Tiranës. Duhet ta gjej, përse duhet të denoncohet ky njeri dhe të nxirret në kërkim, për çfarë arsyeje?

Gazetari-Dhe ju mendoni, se mund t’ju bëhet gjithçka nga Emëror Kasaj?

Mauricio Lombi-Unë tani nuk di. Unë, në fillim të Nëntorit më takoi rastësisht dhe i thashë te Rajoni 3. Pse ke ardhuar tha te Rajoni 3? I thashë, kam me bërë ca denoncime dhe pastaj jam kërcënuar. Me datën 10 i 11-ti, i kam shkruajtur edhe Kryeprokurores të Shqipërisë, i kam shkrujt edhe Prokurorisë së Përgjithshme, e kam denoncuar këtë person dhe nuk kam parë asnjë reagim, ky prapë vazhdon prokuror. I kam shkruajtur Kryeministrit më 25.12.2018, në numrin e Kryeministrit, është mesazhi i gjatë. I kam shkruajtur dhe ministrit tjetër, që dua ta denoncoj këtë zotëri. Dhe me datën 9 Janar 2019, më kanë bërë se sa të zbres në Shqipëri të më fusin në burg, të më bëjnë presion si gjithmonë. Por unë i kam rezistuar 10 vjet këtyre presioneve: 2015, 2016, 2017, prapë jam arrestuar duke ndërtuar në Paris një restorant, jam arrestuar në Tiranë sa kam zbritur në aeroport, për ndërtim pa leje.

Gazetari-Ju keni ndërtuar në Paris një restorant dhe akuzoheni, si një ndërtim pa leje në Shqipëri?

Mauricio Lombi-Unë kam ndërtuar në Paris, ndërtoj dhe në Londër.

Gazetari-Po si ka mundësi, që akuzoheni në Tiranë për një ndërtim pa leje, ku ndërkohë, ju nuk keni ndërtuar kurrë këtu?

Mauricio Lombi-Po, ju shifni letrat! Ua tregojnë dhe datat, kur jam arrestuar, kur jam liruar. Jam arrestuar sot, jam liruar të nesërmen./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY