Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë qytetarët protestues të cilët sipas tij i dhanë goditjen më të madhe qeverisë.
Basha tha se qytetarët i dhanë mesazhin më të rëndësishëm, që kështu nuk vazhdohet dhe që gjërat duhet të ndryshojnë.
Basha sërish ofroi një zgjidhje politike për situatën e krijuar. SIpas tij, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore e zgjedhur me votat e qytetarëve dhe jo të bandave.
Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se do i propozojë grupit parlamentar djegien e mandatave të deputetëve si një mesazh i qartë i ardhur dje nga protesta e opozitës.
Ndaj unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, deklaroi kreu i PD.
LIVE – Deklaratë për mediat.
Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 17 février 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/