Në të njëjtën kohë që në Tiranë u mbajt protesta e thirrur nga opozita, kryeministri Edi Rama sfidoi opozitën me një antimiting në Vlorë, ku mbajti një aktivitet në kuadër të të takimeve publike “Bashkia që duam”. Rama u mburr me një pjesëmarrje të madhe, ndërsa sot bëhet publike se sa vërtet ka qënë pjesëmarrja.
Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli jep një numër për pjesëmarrësit në takimin e Ramës. Ai thotë se nuk ishin më shumë se 3652 pjesëmarrës, duke publikuar dhe një fotot të para takimit.
“I ftoj të gjithë ata që duan të dine të vërtetën e pjesëmarrësve në antimitingun e administratës, në Vlorë, këtu kanë mundësi t’i numërojnë vet.Ftoj Zaloshnjën, që bën sikur bën sondazhe, të paktën të tregoje që di të numëroje. Kaba qe i ka numëruar thotë 3652. Unë kam numëruar autobusët nga Saranda, Fieri, Durrësi, etj”, shkruan Kadilli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/