Banorët e Unazës së Re janë nisur drejt Kryeministrisë për tu bashkuar me protestuesit e tjerë në protestën e madhe të opozitës.
Nga informacionet e para, mësohet se banorët të veshur me jelekët identifikues dhe po marshojnë të gjithë grup.
Kujtojmë se protesta e banorëve të Unazës së Re është një ndër protestat e cila njihet për rezistencën e madhe duke detyruar dhe qeverinë të ndalojë punimet dhe zbatimin e projektit që është cilësuar si abuziv dhe korruptiv.
Gjithashtu deputetë të opozitës e kanë mbështetur kauzën e tyre duke qëndruar pëer 100 e disa ditë pranë banorëve duke denoncuar aferat korruptive të qeveritarëve me zbatimin e këtij plani.
Burimet bëjnë me dije se vazhdon marshimi i qytetarëve pjesmarrës në rrugë drejt Kryeministrisë, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur para godinës.
Mësohet se policia ka marrë masa të frikshme, duke nënkuptuar që i tremben protestës së opozitës. Sipas burimeve kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa është minimizuar prezanca e efektiveve femra në këtë radhë, për shkak të incidentit me Ina Nukën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/