Një video që tregon se si një qen po i jep lamtumirën të zotit të tij në një spital amerikan ka prekur zemrat e mijëra njerëzve.
Në pamje është momenti prekës kur qeni i jep lamtumirën e fundit pronarit të tij që po vdiste në spital.
Muajin e fundit Ryan Jessen nga Kalifornia pësoi hemorragji në tru dhe nuk u përmirësua.
Të dashurit e tij u mblodhën në dhomën e tij të spitalit për tu ndarë për herë të fundit me të në 30 Nëntor. Stafi mjekësor ra dakort që dhe qeni i tij Mollie të ishte i pranishëm.





