Bardhi tregon skenarin e protestës: Më 16 Shkurt vendosin qytetarët, çfarë do...

Bardhi tregon skenarin e protestës: Më 16 Shkurt vendosin qytetarët, çfarë do të bëjë PD

135
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka garantuar qytetarët se siguria e tyre nuk do të cënohet gjatë protestës së 16 Shkurtit para kryeministrisë.

PD ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve në protestën e 16 shkurtit dhe do ta bëjë këtë. Mënyra, forma, elementët që njerëzit zgjedhin për të protestuar janë zgjedhja e tyre.”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD gjatë një interviste më emisionin “5 Pyetje” nga Ilir Babaramo.

Përsa i përket skenarit, vijimit të protestës, formës apo afateve te saj, Gazment Bardhi tha se kjo do të vendoset me 16 shkurt me qytetarët.

16 shkurtit është një protestë e qytetarëve, të cilët janë nëpërkëmbur nga qeveria dhe kanë gjithë të drejtën të ngrihen e të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Çdo opsion për formën e protestës është i hapur. Nuk përjashtoj asnjë nga ata që janë thënë, por mund të ketë edhe të tjera. Do ta vendosim atë ditë me qytetarët.”– tha Gazment Bardhi.

Në analizën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Edi Rama është sot jo vetem nnjë kryeministër ilegjitim, por edhe i vetmuar, pa mbështetjen e shumicës së qytetarëve, përfshirë edhe socialistët.

I pyetur për përgjimet që zbuluan blerjen e votave nga një grup kriminal në bashkëpunim me kryebashkiakë dhe ministra të Edi Ramës në 4 qarqe të vendit, Gazment Bardhi, duke cituar ish Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se në Shqipëri veprojnë 40 grupe të ngjashme kriminale, tha se çdokush mund ta imagjinojë masakrën elektorale në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi u shpreh se, pas ezaurimit të rrugëve ligjore dhe institucionale, zgjidhja e vetme për opozitën dhe qytetarët është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie me mandat tranzitor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY