Një tren në Bullgari mori flakë dhe u përlas duke lënë të vdekur të paktën 4 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Treni doli nga shinat dhe goditi disa shtëpi në fshatin Hitrino.
Shkak e shpërthimit mësohet se ka qenë dalja nga shinat.
Treni dëmtoi të paktën 20 ndërtesa në këtë fshat.
Banorët po evakuohen si masë paraparake, tha një zyrtar i policisë lokale për Reuters.
“Shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu një zjarr. Ne nuk presim një shpërthim të dytë, por njerëzit në fshat po evakuohen,” tha ai.





